Sport

Prishtina kompletohet me staf të trajnerëve

Autori: Gazeta inFokus 18:14 | 23 January 2018

Në gjirin bardhekaltër 13 trajnerë në role të ndryshme.

Sot për skuadrën e FC Prishtinës kanë nënshkruar edhe dy trajnerë tjerë që e arrijnë numrin prej 13 trajnerëve në të gjitha ekipet zinxhirë të klubit.

Artan Luzi dhe Sunaj Keçi janë emrat e ri të skuadrës.

-Advertisement-

Artan Luzi, 46-vjeç i lindur më 3 mars të vitit 1971 në Tiranë e tani me shtetësi italiane, ka qenë futbollist i Tiranës 1985-1993 dhe anëtar i Kombëtares në kategori të reja. Ka luajtur edhe për Kastriotin e Krujës dhe për ekipin e dytë italian të Beneventos.

Punës si trajner ka nisur nga viti 2001 nga skuadra “Opel Benevento” e duke punuar edhe në kategori të reja deri në vitin 2014 kur ka luajtur rolin e drejtorit sportiv në akademinë e futbollit “Olmeri Club” deri më 2017.

Luzi do të jetë ndihmëstrajner i Josës në rolin e trajnerit kondicional dhe është i pajisur me licencën “A”.

Ndërsa, Sunaj Keçi është emër i vjetër i skuadrës sonë. I shkolluar në kategoritë e reja të Ramiz Sadikut dhe Prishtinës – skuadër kjo me të cilën ka luajtur në përbërjen e parë në ish-Ligën e dytë federative (1988-1991).
Keçi 50 vjeç, i lindur më 30.10.1967 në Prishtinë, së fundi ka qenë trajner dhe mbase më meritorët për ecurinë e kampionëve aktual të Llapit. Keçi pas Prishtinës kishte luajtur në NK Zagreb (1992-2000) ku pastaj iu ishte kthyer sërish futbollit tonë në skuadra të ndryshme (Flamurtar, Prishtinë, Dritë, Vushtrri).

Si trajner ka nisur zejen së pari në Flamurtar, për të vazhduar në Tiranë (si ndihmës), Hajvali dhe së fundi në Llap. Keçi është i pajiur me licencën “A” dhe në skuadër të kontribuoj dhe do të ndërhyjë në të gjitha ekipet zinxhirë ku do të paraqitet nevoja.

Pra, Prishtina tani më ka 13 trajnerë në radhët e saj, duke filluar nga shefi i shtabit teknik, Mirel Josa me ndihmësit e tij, Artan Luzi, Armend Simnica, Ahmet Beselica (portierët) e duke vazhduar me Arsim Thaqin (drejtor sportiv), Sami Sermaxhaj (drejtor i shkollës), Sunaj Keçi, Bahri Berisha (portierët), Fadil Berisha (U19), Rabit Ahmetaj (U17), Ali Osmani (U15), Suad Keçi (U13) dhe Leutrim Krasniqi (ndihmëstrajner). /INFOKUSI.COM

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera