Kulturë

Prishtina Kids Fest bën bashkë solistët e rinj nga rajoni

Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 28 October 2018

Solistë të rinj nga Shqipëria, Rumania, Lituania, Maqedonia e Mali i Zi do të bëhen bashkë me kolegët e tyre kosovarë, në festivalin ndërkombëtar të këndimit “Prishtina Kids Fest”.

Çmimi kryesor i kësaj mbrëmje të madhe për fëmijë, është “Grand Prix”, i cili do t’u ndahet solistëve me vokalin më të mirë tek femrat dhe meshkujt, shkruan Gazeta inFokus.

E veçanta e këtij çmimi është se për të do të votojë vet publiku.

-Advertisement-

Përveç çmimit kryesor, këtë mbrëmje do të ndahen edhe tri shpërblime të tjera në dy kategori, mosha 6 deri në 11 vjeç dhe kategoria e dytë për moshat nga 12 deri në 16 vjeç.

Adelina Thaqi, Diellza Sylejmani, Dardan Selimaj e Arstina Sala do ta përbëjnë jurinë.

Festivali fillimisht ishte thënë se do të organizohej në Bibliotekën Kombëtare të Prishtinës, por tani ka ndryshuar lokacion dhe do të mbahet Amfiteatrin e Biblotekës Universitare, ish-instituti i Historisë.

Festivali fillon në ora 18:00 dhe është i hapur për publikun. /Gazeta inFokus

Image may contain: outdoor

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera