Prishtina këtë vit pjesë e garave ndërkombëtare për transparencë
Autori: Gazeta inFokus 12:42 | 15 August 2018
Komuna e Prishtinës ka prezantuar sot platformën e re digjitale në kuadër të transparencës komunale “Kontratat e hapura”, me ç’rast u vlerësua të jetë vazhdimësi e transparencës së komunës e cila këtë vit do të marrë pjesë në gara ndërkombëtare për transparencë.
I pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti tha se me “Open Data” kanë vendosur një standard të ri të transparencës.
“Kur kemi të bëjmë me paranë publike, është detyrë e secilit të tregojë se ku po shpenzohen paratë publike. Meqenëse kemi shumë kontrata, unë kam kërkuar që të mund të hyjë dhe të shoh të gjitha kontratat”, tha ai.
“Një pjesë të këtij softueri e publikojmët tash për qytetarët dhe tash e kemi një softuer në të cilin secili qytetar mund të hyjë dhe ta shoh secilën kontratë. Kjo është e mirë edhe për gazetarët, të cilët tash mund të shohin online kontratat dhe të shohin sa zgjasin e kur përfundojnë”, tha Ahmeti.
Ahmeti shpreson që edhe Qeveria të fillojë të publikojë kontratat, pasi që sipas tij nuk është e arsyeshme që të mbahen të fshehta. J
ames Mugaju, nga UNICEF Kosovo u shpreh i lumtur me këtë iniciativë të komunës së Prishtinës, e cila sipas tij është një hap shumë i rëndësishëm për transparencën.
“Qasja në informata është një hap i rëndësishëm që dëshmon transparencë dhe përgjegjësi. Komuna e Prishtinës po fillon të jetë pjesë e qyteteve të mençura”, tha ai.
Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi kujtoi se ky nuk është standardi i parë i vendosur. Ai bëri të ditur se platforma i përmban dy module. Derisa tregoi se nga aty mund të shkarkohet edhe seti i të dhënave.
“Tash po vazhdojmë me një platformë të jashtëzakonshme. Tash iu njoftoj se kryeqyteti i Prishtinës do të jetë garues në gara ndërkombëtare për kryeqytetin më transparent, garë e cila do të mbahet në Sllovaki. Kështu që në shtator do të marrim vesh se sa jemi transparent”, u shpreh Nushi.
Blerta Thaçi, drejtoreshë e OJQ-së “Open Data Kosovo” tha se janë munduar që të prezantojnë dhe të avokojnë për këto teknologji që në tregun ndërkombëtar janë shumë të kërkuara.
“Ju prej këtij momenti mundeni me u kyç dhe ne jemi të hapur të prezantojmë të dhënat”, tha ajo.
Të tjera
-
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkọolit sụlmoi policët
Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka...
-
Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet për dhụnim
Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar nj...
-
Vdẹs një burrë në QKUK, policia po e heton rastin
Një burrë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rast i cili p...
-
Shala me falënderim publik për bashkëshorten e tij: Me Salën kemi rrugëtuar bashkë që nga ilegalja
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka falen...
-
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa mbetje pesticidesh, vetëm 3 ngarkesa problematike në eksport
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka dhënë një deklaratë për publiku...
-
Vetëm 50% e agjendës legjislative u përmbush këtë vit në Kuvendin e Kosovës
“Nuk ka kourum Kuvendi për me vazhdu..” Kjo shprehje u dëgjua shumë shpesh në...
-
Pritje deri në 1 orë te Dheu i Bardhë
Te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 60 minuta, shoqëruar me k...
-
Vdes një person në QKUK
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur në Qendrën Klinike...
-
Për nëntë muaj, Qeveria “Kurti” mbi 12 milionë euro shpenzime të udhëtimit dhe telekomunikimit
Mbi 12 milionë euro kanë arritur shpenzimet e udhëtimit dhe telekomunikimit t...
-
Rashiq: Lista Serbe po i kërcënon dhe largon nga puna serbët që na përkrahin
Me përjashtime nga puna, dëmtime të automjeteve e madje edhe me letra kërcënu...
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...