Lajme

Prishtina hap thirrjen për aplikim për grantet e paralajmëruara për media

Autori: Islam Morina 21:54 | 30 November 2020

Kryetari Prishtinës ditë më parë lajmëroi se ka ndarë 100 mijë euro për mediat me bazë në Prishtinë, kurse sonte edhe zyrtarisht ka hapur thirrjen për aplikim, raporton Gazeta inFokus.

“Ashtu siç paralajmëruam ditë më parë, po e hapim thirrjen e aplikimit për grante për përkrahjen e mediave me bazë, zyre apo lokacion në Prishtinë”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka thënë se mediat si element me rëndësi për demokracinë duhen ndihmuar në këto kohë pandemie.

-Advertisement-

“Duke qenë se mediat janë̈ ndër elementet më të rëndësishme të demokracisë̈, në këtë̈ kohë të pandemisë̈ duhet të përkrahen ashtu që të mundësohet dhe ndihmohet funksionimi i tyre”, shkruan i pari i kryeqytetit.

Kryetari Shpend Ahmeti ka njoftuar se thirrja për aplikim për këto grante është e hapur nga data1 deri më 8 dhjetor 2020.

“Aplikimi është̈ i hapur nga 1 deri më 8 dhjetor 2020”, ka njoftuar Ahmeti./Gazeta inFokus/

Ashtu siç paralajmëruam ditë më parë, po e hapim thirrjen e aplikimit për grante për përkrahjen e mediave me…

Posted by Shpend A. Ahmeti on Monday, November 30, 2020

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera