Sport

Prishtina fiton Superkupën e Kosovës për herë të shtatë

Autori: Gazeta inFokus 20:39 | 25 October 2020

KB Prishtina duket e pandalshme, anipse këtë edicion ka në organikë vetëm basketbollistë vendorë.

Kryeqytetasit triumfuan me rezultat të ngushtë 73:72 ndaj KB Bashkimit, duke fituar Superkupën për herë të shtatë në histori.

Për triumfin e bardhekaltërve u përkujdes Arian Qallaku me 22 pikë, Altin Morina me 19 pikë, Edo Azemi me 13 pikë dhe Fisnik Rugova me 11 sosh.

-Advertisement-

Te Bashkimi u dalluan Mala dhe Vukcevic me 19 përkatësisht 17 pikë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera