Lajme

Prishtina fillon furnizimin e shkollave me teste të shpejta antigjen, nxënësit me këto simptoma do të testohen

Autori: Gazeta inFokus 18:10 | 16 January 2022

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se kanë filluar furnizimin e shkollave me teste të shpejta antigjen përmes pështymës për Covid-19.

Ai thotë se është planifikuar që testet të shërbejnë gjatë gjithë gjysmëvjetorit të dytë, raporton Indeksonline.

Rama njofton se do të testohen vetëm nxënësit që kanë këto simptoma: Temperaturë mbi normale, kollitje apo ethe dhe kontakt me persona të infektuar.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Duke pasur parasysh gjendjen aktuale të pandemisë, Komuna e Prishtinës për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të shkollës, është duke bërë furnizimin me teste të shpejta antigjen përmes pështymës për Covid-19.

Shpërndarja e testeve ka filluar të bëhet nëpër institucione dhe gjatë pranimit të produktit ekipi i kontraktuar do tu japë informatat e hollësishme dhe do të ofrojë trajnim rreth përdorimit të testeve antigjen.

Deri më tani testet antigjen janë shpërndarë nëpër tetë institucione parashkollore, shkolla fillore dhe të mesme të larta, kryesisht me numër të madh të nxënësve në zonat urbane. Në ditët në vijim mbetet të përfshihen edhe zonat periferike të kryeqytetit.

Është planifikuar që testet të shërbejnë gjatë gjithë gjysmëvjetorit të dytë. Do të testohen vetëm nxënësit që kanë këto simptoma:

-Temperaturë mbi normale

-Kollitje apo ethe

-Kontakt me persona të infektuar.

Ndarja e testeve është bërë në proporcion me numrin e nxënësve në institucione.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera