Sport

Prishtina, Feronikeli dhe Llapi përfundojnë në disiplinë, shkak borxhet ndaj futbollistëve

Autori: Gazeta inFokus 23:18 | 24 November 2020

Tri klubet Superligës së Kosovës në futboll Prishtina, Feronikeli dhe Llapi janë në procedurë disiplinore për shkak moskryerja e detyrimeve të ish-futbollistëve.

Federata e Futbollit të Kosovës këtë të martë (sot) ka publikuar vendimin e Komisionit Disiplinor. Ky organ ka hapur procedurë disiplinore për klubet si Prishtina, Feronikeli dhe Llapi, shkak mospërmbushjeve të detyrimeve ndaj ish-futbollistëve, shkruan Gazetasheshi.com

Prishtina, Feronikeli dhe Llapi vlerësohen si klube të cilat shpenzojnë goxha shumë në futbollista, por pretendimet e Komisionit Disiplinor e thojnë ndryshe, teksa kanë theksuar se ende nuk i kanë kryer detyrimet ndaj ish-futbollistëve.

-Advertisement-

Njoftimi nga Komisioni Disiplinor:

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë për mos respektim të kontratave nga ana e klubeve të futbollit në përmbushje të detyrimeve (obligimeve ndaj lojtarëve) hap procedurat disiplinore ndaj;

KF FERONIKELI për lojtarin Arbër Prekazi, kërkesa numër 711/1 e datës 20.11.2020 ; kontrata me numër të protokollit 135 e datës 16.07.2019. (e nënshkruar nga Naser Rama dhe Arbër Prekazi )
KF FERONIKELI për lojtarin Mevlan Zeka ; kërkesa numër 710/1 e datës 11.2020 (kontrata me numër të protokollit 148 e datës 16.07.2020 ; (e nënshkruar nga Naser Rama dhe Mevlan Zeka)
KF LLAPI 1932; për lojtarin Albutrint Morina, kërkesa numër 709/1 e datës 11.2020; Akt – marrëveshja e datës 28.07.2020 dhe regjistruar në FFK me numër të protokollit 783 e datës 29.01.2020 (e nënshkruar me datë 28.07.2020 nga të dy palët; Tahir Batatina dhe Albutrint Morina)
FC PRISHTINA për lojtarin Ahmet Haliti, kërkesa numër 714/1 e datës 24.11.2020; kontrata me numër të protokollit 518/19 e datës 13.06.2019 (protokolli i klubit; numër 75 datë 07.06.2019 e nënshkruar nga Sokol Krasniqi dhe Ahmet Haliti).

Obligohen klubet; Feronikeli, Llapi dhe Prishtina që për Komisionin disiplinor të ofrojë të dhënat lidhur me kryerjen e obligimeve konform kontratave të lidhura me lojtarë për periudhën e përcaktuar kohore nga marrëveshja. Afati i ofrimit të të dhënave është 8 ditë nga data e marrjes së këtij vendimi 24.11.2020 respektivisht nga dita e publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera