Prishtina ende me mungesë të parkingjeve
Autori: Gazeta inFokus 16:22 | 21 October 2018
Njëri nga problemet më të mëdha të kryeqytetit është komunikacioni i ngarkuar dhe mungesa e parkingjeve. Mungesa e tyre jo vetëm që po shkakton kaos në komunikacion, por kjo po ua pamundëson edhe lëvizjen e lirë këmbësorëve.
Zyrtarët komunalë për vite me radhë premtojnë se do ta zbusin këtë problem duke ndërtuar disa parkingje nëntokësore, mirëpo ky propozim ende nuk po mund të realizohet.
Parkimi i veturave në hapësira publike apo trotuare, pengon lëvizjen e lirë të qytetarëve. Disa prej të intervistuarve i thanë Radio Kosovës, se numri i shoferëve të tillë në kryeqytet është bukur i madh dhe kjo dukuri është bërë tepër shqetësuese për ta.
“Pa koment, absurd i madh! I lënë veturat midis rrugës, ku me ditë çfarë rasti me pas, nuk mundesh të kalosh. Kjo është pengesë e madhe. S’është e drejtë të parkohen veturat në rrugë, sepse e pengon kalimin e këmbësorëve”, ka thënë një qytetar.
Milaim Fejzullahu, nga njësiti për Trafik në Policinë e Kosovës, i tha Radio Kosovës se çdo ditë hasin në vetura që janë të parkuara në trotuare, e kjo, sipas tij, në radhë të parë pengon këmbësorët. Ai thotë se gjendja e krijuar është pasojë e parkingjeve të pamjaftueshme në kryeqytet.
“Ne çdo ditë ballafaqohemi me parkingje ilegale, njësitë patrulluese duhet të merren çdo kohë për tërheqje të automjeteve nga trotuaret që t’ua lirojnë rrugën këmbësorëve, kështu që po të krijonte Komuna e Prishtinës hapësirë për parkingje publike, njësitet në terren do të merreshin me kundërvajtje të tjera e jo me parkingje ilegale”, ka thënë Fejzullahu.
Komuna e Prishtinës për vite me radhë kishte premtuar se do ta zgjidhë këtë problem, duke i ndërtuar disa parkingje nëntokësore në lokacione të ndryshme të qytetit. Mirëpo, ky propozim ende nuk po mund të realizohet.
Zëdhënësi i Komunës se Prishtinës, Adonis Tahiri, i tha Radio Kosovës se në fund të këtij viti pritet të fillojë projekti i ndërtimit të parkingut nëntokësor, i cili do të ndërtohet te Fakulteti Filologjik. Sipas Tahirit, ky projekt pritet të përfundojë brenda 18 muajve.
“Jemi në fazën e parë për projektin e parkingut nëntokësor, që do të ndërtohet te Fakulteti Filologjik në Prishtinë dhe deri në fund të këtij viti do të kalohen të gjitha fazat që parashihen me procedurat e partneritetit publiko- privat, në mënyrë që në fund të dhjetorit të mund të fillojmë për rregullimin e parkingut nëntokësor, që do t’i ketë dy kate me kapacitet 500-900 makina”, tha ai.
Tahiri ndër të tjera tha se Komuna e Prishtinës do të ketë edhe dy kategori të tjera të parkingjeve. Njëra është parkingjet e lagjeve, ku do të kenë përparësi banorët e lagjeve me bileta mujore. Ndërsa për lagjet që nuk kanë parkingje, do të bëhen me rrugë një kaheshe si dhe do të zgjerohen trotuaret e një kah do të mund të përdoret si parking.
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...