Sport

Prishtina eliminohet nga FIBA Europe Cup

Autori: Gazeta inFokus 21:06 | 20 November 2019

Prishtina është eliminuar nga FIBA Europe Cup, pasi u mposhtë nga Bayreuthi në ndeshjen e parafundit në grup të mërkurën në Prishtinë.

Kjo ishte mundësia e fundit për Prishtinën të mbetet në garë për kalimin e Grupit C në garën evropiane, por u mund 93:68 nga klubi gjerman në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, raporton Gazeta Express.

Klubi bardhekaltër nuk qe në gjendje t’i bëjë ballë Bayreuthit, i cili krijoi një epërsi të dukshme herët në ndeshje dhe e ruajti deri në përfundim të takimit.

-Advertisement-

Prishtina ngel në pozitën e tretë në Grupin C me shtatë pikë, tri më pak se lideri Ventspilsi dhe një më pak se Bayreuthi në pozitën e dytë.

Ky ishte një duel i drejtpërdrejt mes Prishtinës dhe Bayreuthit për skuadrën e dytë nga ky grup që do ta siguronte kalimin e fazës grupore në këtë garë.

Prishtinës në fakt i duhej një fitore më e thellë se nëntë pikë për të kaluar tutje.

Ndeshjen e fundit në grup, Prishtina do ta luajë në udhëtim kundër liderit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera