Lajme

Prishtina e zë vendin e parë në botë (me ndotje)

Autori: Gazeta inFokus 23:16 | 08 January 2018

Ajri në Prishtinë vazhdon të jetë shumë i rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve. Që nga mëngjesi, të hënën, kryeqyteti kosovar është karakterizuar nga një ajër tmerrësisht i ndotur.

Cilësia e keqe e ajrit në vend ka bërë që Prishtina të renditet në krye të listës së qyteteve më të ndotura në botë, më 8 janar.

Kryeqyteti i Kosovës ka ndarë vendin e parë me Delhin e Indisë.
Qendra për matjen e cilësisë së ajrit, e vendosur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, ka treguar se ajri në Prishtinë është “shumë i rrezikshëm” për shëndetin.
Cilësia e ajrit në Prishtinë është regjistruar në nivelin e 360 ppm (grimcave në milion).

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera