Lajme

Prishtina e rrit sigurinë, i shton kamerat

Autori: Gazeta inFokus 21:13 | 16 September 2023

Hapësirat publike do t’i mbikëqyrë së shpejti një sy i ri, ai i kamerës. Pajisje të këtilla do të vendosen gjithandej nëpër Prishtinë, duke filluar nga rrugët hyrëse e dalëse dhe udhëkryqet kryesore.

Vendimi, që aktualisht është në tenderim, i ka edhe dy faza të tjera.

Projekti është përgatitur nga Policia e cila ka caktuar lokacionet dhe që do t’i mbikëqyrë ato nëpërmjet Qendrës së monitorimit që do të ndërtohet. E kjo pritet ta rrisë sigurinë në kryeqytet.

-Advertisement-

Për këtë projekt, në tërësi janë ndarë 1.3 milion euro nga komuna që udhëhiqet nga Përparim Rama.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera