Lajme

Prishtina e para, këto janë qytetet dhe fshatrat ku u regjistruan rastet e reja me koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 15 August 2020

Sot në Kosovë janë regjistruar edhe 145 raste të reja me koronavirus.

Numri i përgjithshëm i rasteve aktive në Kosovë është 3924 ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në 6961, shkruan lajmi.net.

Brenda 24 orëve të fundit janë raportuar edhe 9 raste të vdekjes me koronavirus.

-Advertisement-

Në anën tjetër, qytetet më të prekura me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit janë Prishtina me 45 raste, Mitrovica me 13 dhe Peja me 10.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 45 raste, komuna Mitrovicë 13 raste, komuna Pejë 10 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Ferizaj 7 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Podujevë 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Deçan, Fushë Kosovë, Han i Elezit, Rahovec dhe Shtime.” , thuhet në raportin e IKSHPK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera