Sport

Prishtina e pandalshme në pranverë, Drenica viktima e radhës

Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 22 February 2020

Skuadra e Prishtinës e ka marrë edhe fitoren e dytë radhazi në stinorin pranveror, pasi në udhëtim ka mposhtur Drenicën me rezultat 3-1, shkruan Gazeta inFokus.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin ‘Bajram Aliu’ në Skenderaj dhe i takoi xhiros së 19-të në Superligë.

Golat për kryeqytetasit i realizuan, Otto John, Ergyn Ahmeti dhe Edon Turki që realizoi autogol, ndërsa golin e vetëm për vendasit e shënoi Coulibaly.

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje Prishtina renditet e dyta me 37-të pikë, aq sa ka edhe Drita që kryeson. Po ashtu edhe Ballkani ka 37-të pikë, por ‘Portokallinjtë’ kanë një ndeshje me pak të zhvilluar, ndërsa Drenica mbetet e 7-ta me 24-të pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera