Sport

Prishtina dhe Drita i ndajnë pikët në ‘Fadil Vokrri’

Autori: Gazeta inFokus 19:56 | 12 July 2020

Skuadra e Prishtinës dhe ajo e Dritës kanë luajtur baras 1-1, në derbin e javës së 30-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, të drejtuarit e Armend Dallkut kaluan të parët në epërsi, në minutën e 6’ të takimit.

Ishte Endrit Krasniqi, ai i cili e zhbllokoi rezultatin 1-0 për ‘bardhekaltërit’.

-Advertisement-

Pjesa e parë u mbyllë më rezultatin 1-0 për Prishtinën, ndërsa në 45 minutat e dytë gjilanasit arritën ta barazonin rezultatin 1-1 në minutën e 80’.

Golin për skuadrën e Ardian Nuhiu e shënoi Astrit Fazliu, pas një asistimi nga Cuculi.

Pas këtij barazimi Prishtina mbetet e katërta me 58 pikë, ndërsa Drita vazhdon kryesimin me 65 pikë, duke vazhduar kështu rrugën drejtë titullit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera