Lajme

Prishtina bëhet edhe me treg të luleve

Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 04 July 2017

Komuna e Prishtinës ka hapur sot në sheshin “ Skënderbeu” Tregun e Luleve.

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti tha me këtë rast se për herë të parë kryeqyteti do të ketë treg të luleve të freskëta për dashamirët e tyre. Sipas tij me këtë treg do të zhvillohet edhe më tej ky sektor pasi që lulet do të jenë më afër qytetarëve.

Tregu i Luleve do të jetë i hapur për çdo ditë me gjashtë shtëpiza dhe gjendet afër ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

-Advertisement-

Kultivuesit e luleve konsideruan se ky është një hap i qëlluar nga komuna për shitjen e luleve.

Përfaqësuesja e biznesit familjar ” Unique Flower”, Valmira Berisha tha se në këtë treg po prezantojnë rreth 40 lloje të luleve, ndërsa lulja më e kërkuar sipas saj është Orchidea.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera