Sport

Prishtina barazon me Feronikelin në kryeqytet

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 04 December 2020

Ka përfunduar takimi  mes Prishtinës dhe Feronikelit që u zhvillua në kuadër të javës së 16-të në elitën e futbollit vendor, shkruan Gazeta inFokus.

Ndeshja përfundoj me rezultat të barabartë 0-0.

Gjatë pjesës së parë, në minutën e 17-të gjyqtari akordoi penallti për nikoqirët, të cilën e gjuajti, Sabien Lilaj por Avdyli arriti ta ndalte.

-Advertisement-

Pas këtij barazimi Prishtina mbetet në pozitën e tretë me 25 pikë, kurse Feronikeli gjendet në pozitën e pestë me 20 pikë.

Ndeshjen e radhës Prishtina e luan si mysafir i Gjilanit, kurse Feronikeli pret Besën./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera