Sport

Prishtina arrin marrëveshje me trajner të ri

Autori: Gazeta inFokus 15:41 | 16 January 2021

Klubi i Prishtinës ka angazhuar trajnerin e ri kondicional, Orhan Abdi, shkruan Gazeta inFokus.

‘Kryeqytetasit’ me anë të një postimi në facebook kanë njoftuar se Abdi do të jetë trajneri i ri kondicional dhe videoanalist.

Më poshtë gjeni njoftimin e Prishtinës./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Orhan Abdi, trajner kondicional

Prishtina angazhon ish-trajnerin e Shkupit

Prishtinë, 16 janar 2021 – Orhan Abdi, 35 vjeç, i lindur më 08.07.1985, është angazhuar në FC Prishtina si trajner kondicional dhe videoanalist. Abdu, Magjistër i Edukatën Fizike, ka punuar në FC Shkupi (2002-2006; 2013-2018; 2020), Rabotniçki (2018-2019), Feronikel (2019), U17 të Maqedonisë (2010-2011) dhe U21 të Maqedonisë (2011-2013).

Abdi: Kam privilegjin të punoj në njërin prej klubeve më të mëdha në Ballkan

“Njihem që moti me kryetrajnerin Zekerija Ramadani dhe pas iniciativës së tij, të drejtorit sportiv, Fisnik Kërçeli dhe pas bisedave me krerët e klubit, kam kënaqësinë të pranoj dhe të punoj në njërin prej klubeve më të mëdha në Ballkan, FC Prishtina. Është kënaqësi dhe privilegj të punoj në këtë klub dhe po ashtu është eksperiencë e mirë për mua që të punoj jashtë Maqedonisë. Kam punuar me ekipin në dy-tre seancat e fundit stërvitore, gjendja e fizike e ekipit duket e mirë, megjithëse ndodhemi në fazën përgatitore dhe kam besimin se do të arrijmë nivelin që duam ne dhe skuadra do të jetë mjaftueshëm e përgatitur, si fizikisht po ashtu edhe taktikisht”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera