Prishja e koalicioneve shmang krizën eventuale
Autori: Gazeta inFokus
08:07 | 30 June 2017
Analisti politik Imer Mushkolaj ka bërë me dije se, pas certifikimit të rezultateve, koalicionet parazgjedhore mund të prishen.
Ai ka deklaruar se një gjë e tillë mund të ndodhë për shkak se këto koalicione nuk janë parimore.Në këtë intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, ai ka treguar se kjo do të mund shmangte krizën eventuale politike.
“Ashtu siç janë krijuar, pa parime e në mënyrë të improvizuar, koalicionet edhe mund të zhbëhen. Kjo do të krijonte mundësi që kriza eventuale të zgjidhej. Kosova nuk e ka luksin të organizojë zgjedhje sa herë që dikush nuk mund t’i përmbushë apetitet e veta për t’u bërë kryeministër ose pjesë e qeverisë”, ka thënë Mushkolaj.
Ai ka deklaruar se subjektet politike duhet të sillen përgjegjshëm karshi situatës dhe koalicioneve të ardhshme. Mushkolaj ka vlerësuar se Qeveria e re do të ishte mirë të formohej nga një koalicion i gjerë për ta neutralizuar ndikimin e Listës Serbe.
“Nuk është problem krijimi i qeverisë me dy-tre numra më shumë ose më pak. Kjo nuk është çështja thelbësore. Shumë më e rëndësishme është se çfarë qeverie do të krijohet. Një koalicion qeveritar i shumicës së thjeshtë, i varur nga Lista Serbe, rrjedhimisht Beogradi, nuk është i duhuri për Kosovën për të marrë vendime të rëndësishme. Një koalicion më i gjerë do të bënte që ky subjekt politik të neutralizohej”, është shprehur ai.
Ndër të tjera, Mushkolaj ka treguar edhe si do të mund ta bënte qeverinë e re, kandidati për kryeministër i koalicionit PAN, Ramush Haradinaj. “Ramush Haradinaj edhe mund ta sigurojë ndonjë votë më shumë. Në Kosovë njihet fenomeni i kontrabandimit, ‘peshkimit’ të deputetëve, për përfitime materiale. Pra, deklaratave të subjekteve politike se nuk do t’ia bëjnë assesi votat Haradinajt nuk është për t’iu besuar, ngase ka nga to që në të kaluarën kanë dëshmuar se nuk e mbajnë fjalën”, ka thënë Mushkolaj, duke shtuar se kjo legjislaturë do të jetë më kualitative sesa ajo e kaluara.
“Në Kuvend do të ulen emra të rinj deputetësh, të cilët me një punë serioze mund të ndryshojnë shumëçka në institucionin përfaqësues të popullit. E rëndësishme është që ata të vazhdojnë të mbeten konsistentë në qëllimet e veta. Kjo do të sjellë një qasje të re të punës në Kuvend”, ka thënë Mushkolaj.

T� tjera
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
































