Lajme

Prishet moti, kështu do të jenë temperaturat gjatë javës

Autori: Gazeta inFokus 16:19 | 04 May 2017

Moti i paqëndrueshëm pritet t’i përshkojë këto ditë të fundjavës. Temperaturat herë-herë mund të jenë të ngritura, por dita do të karakterizohet me mot të paqëndrueshëm.

Siç njoftojnë meteorologët, që nga dita e premte do të nisë ulja e temperaturave, ku do të ketë edhe shi, bubullina e vranësira. Gjatë ditës së nesërme temperatura më e ulët do të sillet te 7 gradë, ndërkaq më e larta deri në 21 gradë celsius, shkruan Gazetametro.net.

Temperatura minimale e ditës së shtunë nuk do të dallojë. Ajo do të sillet te 7 gradë, ndërkaq ajo minimalja do të ulet në 19, krahasuar me një ditë më parë.

-Advertisement-

Të dielën do të ketë mot të njëjtë, me vranësira e bubullima, mirëpo temperaturat do të shënojnë një ngritje të ndjeshme. Temperatura minimale do të ngjitet në 9 gradë, ndërkaq ajo maksimalja në 22 gradë celsius.

E dita e parë e javës së ardhme, do të ketë shi. Temperatura ndërkohë, do të shënojnë rënie nga 9 minimalje dhe 16 maksimalja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera