Lajme

Prishet me të dashurën, gjakovari pi kimikate higjienike

Autori: Gazeta inFokus 20:58 | 13 November 2021

Një person në Gjakovë ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar kimikate higjienike këtë të shtune.

Siç njofton Policia e Kosovës, ai ka ndërmarrë këtë akt pasi kishte prishur raportet me të dashurën, të cilën edhe e kishte informuar përmes një mesazhi.

“Patrulla ka shkuar në spital ku ka takuar viktimën i cili ishte në gjendje stabile, si dhe dëshmitaren e lartcekur me te cilën viktima ishte ne lidhje dashurie. Nga biseda është mësuar se viktima aktin e tentim vetëvrasjes e kishte paralajmëruar me një mesazh të njëjtën e cila më pas e ka gjetur viktimën në gjendje jo të mirë shëndetësore ku dhe i është ofruar tretmani mjekësor”.

-Advertisement-

Lidhur me rastin janë njoftuar hetimet e stacionit si dhe hetimet rajonale si dhe prokurori kujdestar.

Gjendja e viktimës vazhdon të mbetet stabile si dhe i njëjti ndodhet nën përkujdesjen e mjekëve.

Rasti nën hetime

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera