Rozë

Prish raportet me Bardhin? Sara Gjordeni qan me dënesë në Big Brother VIP

Autori: Gazeta inFokus 17:15 | 08 February 2024

Sara Gjordeni dhe Bardhi momentalisht janë çifti i vetëm i krijuar në Big Brother VIP Albania 3.

Ata madje në spektaklin e kaluar shkëmbyen puthjen e parë me njëri-tjetrin.

Megjithatë, dyshja së fundmi kanë pasur disa përplasje e mospajtime.

-Advertisement-

Kjo për shkak të një zarfi që erdhi sot, ku konkurrentët duhej të zgjidhnin se kush do të martohet, një dasmë e improvizuar në BBVA 3.

Nga votat e banorëve ka rezultuar që çifti që do të martohet sonte janë Ilnisa dhe Meritoni.

Sara i bërtet Bardhit duke e akuzuar se vota e tij ka bërë që Ilnisa dhe Meritoni të dalin në Prime me dasmën e tyre.

Sara ka shkuar edhe më tej teksa është shprehur se Bardhi po ia prish lojën.

 

E pasi Meritoni dhe Ilnisa e injoruan duke e lënë anash për dasmë, ajo ka filluar të qajë me dënesë – duke mos e ndjerë përkrahjen e të dashurit të saj.

Të njëjtit pas debatit të ashpër në prani të të tjerëve, bënë paqe e u pajtuan.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera