Lajme

Prindon Sadriu bëhet edhe ‘stilist’, komenton veshjen e Presidentes dhe zyrtares amerikane

Autori: Gazeta inFokus 21:54 | 11 May 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në SHBA në vizitë zyrtare, përveç tjerash ka takuar dy herë Nancy Pelosi, kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA.

Në Kosovë Osmani po kritikohet se nuk arriti të zhvillonte mjaftueshëm takime të rëndësishme atje.

Këtyre kritikëve u është përgjigjur bashkëshorti i presidentes, Prindon Sadriu.

Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Sadriu ka komentuar veshjet e Osmanit dhe Pelosit.

Në të dy takimet ato dalloheshin me ngjyrë të njëjtë kostumesh, dhe kjo u vlerësua nga Sadriu.

“E kaltër dhe rozë. Dy javë diferencë”, shkroi Sadriu.

Të tjera