Rozë

Prindërit i thonë JO Selena Gomez

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 19 December 2017

Duket se rikthimi i çiftit më të komentuar në Hollywood, Selena Gomez dhe Justin Bieber, nuk ka marrë aprovimin e familjarëve të këngëtares.

Mamaja e Selena Gomez, Manda Teefey, sipas raportimeve në media, duket se ka përfunduar në spital pas shqetësimit të krijuar për rikthimin e së bijës tek Justin.

Mënyra e ndarjes së Selena Gomez nga Justin Bieber në vitin 2014 duket se nuk ka lënë një shije të mirë tek prindërit e saj të cilët janë të vendosur të mos e falin këngëtarin.

-Advertisement-

Pavarësisht gjëndjes shëndetsore të nënës së saj, këngëtarja Selena Gomez duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga dashuria për Justin, pasi vetëm pak ditë më parë ata u nisën me avion privat drejt Bellevue, Washington-it, për të kaluar festat e fundvitit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera