Lajme

Prindërit që akuzohen se pṛivuan nga jeta foshnjën tremuajshe, morën me vete në seancë foshnjën e sapolindur – ndërprehet seanca

Autori: Gazeta inFokus 20:09 | 24 September 2024

Për shkak se F.B., dhe S.M., të cilët akuzohen se kanë privuar nga jeta vajzën e tyre tremuajshe, e kishin marrë me vete në seancë foshnjën tremuajshe, është ndërprerë seanca e së martës në Gjykatën Themelore në Prizren.

F.B., dhe S.M., po akuzohen se më 13 shtator 2014, në shtëpinë e tyre në fshatin Lubovec në Skenderaj, e kanë goditur me mjet të fortë mbretës vajzën e tyre tremuajshe A.R., nga të cilat plagë kishte vdekur dhe e kishin varrosur në varrezat e atë fshatit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Fillimisht, kryetarja e trupit gjykues, Teuta Krusha ka bërë të ditur se në sallën e gjykimit është prezente edhe foshnja tremuajsh e të akuzuarve, andaj kërkoi nga palët që të deklarohen në lidhje me këtë situatë.

-Advertisement-

Prokurori Mehdi Sefa gjatë senacës ka thënë se është kundër që të vazhdojë shqyrtimi gjyqësor për arsye të prezencës së foshnjës në sallën e gjykimit dhe nëse nuk bëhet një zgjidhje për foshnjën, atëherë nuk ka mundësi që të mbahet seanca e sotme.

Gjithashtu, edhe mbrojtësit e viktimave Ali Ahmetaj dhe Ylli Veliqi, kanë mbështetur fjalën e prokurorit Sefa, duke thënë se prezenca e foshnjës është pengesë për mbarëvajtjen e shqyrtimit gjyqësor.

Në anën tjetër, mbrojtësit e të akuzuarve, avokatët Vehbi Beqiri dhe Isa Hyseni, kanë deklaruar se nuk kanë qenë në dijeni në lidhjen me prezencën e foshnjës në seancë dhe se nuk do të kundërshtojnë vendimin që do e marrë trupi gjykues.

Ndërsa, e akuzuar B., ka deklaruar se i mbështetë fjalët e avokatit, teksa shtoi se nuk kishte kujt t’ia lë foshnjën.

Më pas, gjyqtarja Krusha ka marrë vendim që seanca e sotme të ndërpritet dhe e radhës të caktohet pasi foshnja të ketë mbushur gjashtë muaj. Gjithashtu, e akuzuara u obligua që t’ia dorëzojë gjykatës certifikatën e lindjes së foshnjës.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, e ngritur më 12 tetor 2015, F.B., dhe S.R., akuzohen se më 13 shtator 2014, në shtëpinë e tyre në fshatin Lubovec të Skenderajt, së bashku për motive të ulëta, me dashje kanë privuar nga jeta fëmiun e tyre tremuajsh, tani të ndjerën A.R.

Aktakuza thotë që B., dhe R., me mjet të fortë mbretës e kanë goditur në kokë të ndjerën A.R, me ç’rast ka pësuar thyerjen e kockës së kraniumit dhe gjakderdhje intrakraniale nga të cilat plagë ka vdekur dhe menjëherë e kanë varrosur në varrezat e fshatit Lubovec.

Për këto veprime, ata po akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 179 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Po ashtu, ata po ngarkohen se së bashku për motive të ulëta, me dashje kanë tentuar që të privojnë nga jeta fëmiun e tyre tremuajsh, të dëmtuarën A.R, në atë mënyrë që me mjet të fortë mbretës e kishin goditur në kokë, me ç’rast e njëjta kishte pësuar plagë të rënda trupore, frakturë të dyfishtë në kokë.

Për këto veprime, ata po akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë” nga neni 179 lidhur me nenin 28 e 31 të KPRK-së.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera