Shëndetësi

Prindërit pinin hashash në shtëpi, vajza e vogël gëlltit një boçe dhe përfundon në spital

Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 11 May 2020

Një vajzë e vogël 15 muajshe ka gëlltitur një copë hashash dhe ka përfunduar në spital. Ngjarja ka ndodhur në Pavia të Italisë, ndërkohë prindërit e saj janë nën hetim.

Vajza e vogël pas disa ditësh qëndrimi në spitalin San Matteo, është rikthyer sërish në shtëpi me prindërit e saj.

Ditët e fundit, fëmija nuk ishte ndier mirë. Ajo filloi të binte shpesh herë në gjumë dhe nuk po reagonte ndaj stimujve. Prindërit e shqetësuar e çuan atë në urgjencën pediatrike më të afërt.

-Advertisement-

Urinaliza zbuloi praninë e kanabinoidëve. Babai dhe nëna sqaruan se ata kishin përdorur hashash në ditët e mëparshme. Vajza duke shëtitur brenda shtëpisë, gjeti një copë hashash dhe e gëlltiti.

Për momentin, vajza do vazhdojë të qëndrojë pranë prindërve, të cilët do vazhdojnë të jenë nën hetim nga Prokuroria e Pavias.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera