Lajme

Prindërit paralajmërojnë ndaljen e nxënësve nga shkolla

Autori: Gazeta inFokus 20:16 | 18 October 2019

Gjendja jo e mirë e shkollës fillore “Dëshmorët e Qëndresës” në Gllarevë të Klinës po i shqetëson prindërit e nxënësve që vijojnë mësimin po në këtë shkollë. Ata madje thonë se nëse nuk ndërmerret diçka, janë të gatshëm t’i ndalin fëmijët nga shkolla. Ndërsa nga komuna bëjnë të ditur se së shpejti do të fillojnë investimet.

Hapësira brenda objektit të shkollës fillore “Dëshmorët e Qëndresës” në Gllarevë të Klinës është shumë e rëndë.

Madje si pasojë e këtyre kushteve, Xhevdet Balaj, prind i njërit prej nxënësve, ka thënë se fëmijët e tij kanë pasur edhe probleme shëndetësore.

-Advertisement-

“Gjendja është shumë e keqe. Më herët më janë sëmurë fëmijët. Nuk kam mundur ta kuptojë nga po vjen kjo sëmundje. Kam raportin e mjekut dhe do ta padisë DKA në Klinë me padi private”, thotë për RTV Dukagjinin, prindi Xhevdet Balaj.

E nëse nuk ndërmerret diçka brenda një afati të shkurtër kohor, Balaj dhe disa banorë të tjerë kanë paralajmëruar se do t’i ndalin fëmijët nga shkolla.

“Ne si prind kemi kërkuar të ndalen fëmijët së shkuari në shkollë nga dita e hënë. Ftoj inspektoratin sanitar që automatikisht ta mbyll aneksin në fjalë”, shprehet më tej Balaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera