Lajme

Prindërit nga Istogu detyrojnë fëmijët që të kërkojnë lëmoshë

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 04 February 2023

Një burrë dhe një grua, janë arrestuar nga Policia.

Kjo, pasi që të njëjti kanë shfrytëzuar fëmijët e tyre për të kërkuar lëmoshë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari mashkull dërgohet në mbajtje, ndërsa e dyshuara femër lirohet në procedurë të rregullt.

“Rr.2 Korriku, Istog 03.02.2023-12:35. Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër (bashkëshort) pasi që të njëjtit kanë shfrytëzuar fëmijët e tyre për të kërkuar lëmoshë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari mashkull dërgohet në mbajtje, ndërsa e dyshuara femër lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë

Marsi sjellë Magjinë në ETC

Të tjera