Lajme

Prindërit me dy fëmijët nga Kosova, viktima të aksidentit në Rrugën e Kombit

Autori: Gazeta inFokus 20:03 | 14 January 2021

Një aksident tragjik është regjistruar në rrugën e Kombit, në aksin Milot-Rrëshen. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet për katër viktima dhe një të plagosur.

Viktimat, shtetas të Kosovës, ndodhen në morgun e Spitalit të Rrëshenit, ndërsa mes të plagosurve është edhe një fëmijë, në gjendje kritike për jetën, njofton Ora News.

Dyshohet se viktima kanë mbetur prindërit me dy fëmijët, ndërsa fëmija tjetër, një 5-vjeçar, ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

-Advertisement-

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të qytetit të Rubikut, ndërsa janë përfshirë një automjet tip “Citroen” me targa të Kosovës dhe një kamion.

Grupi hetimor dhe Shërbimi Zjarrfikës ndodhen në vendngjarje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera