Lajme

Prindërit i lidhin fëmijët me zinxhir – deklarohen të pafajshëm

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 19 January 2018

Prindërit e akuzuar se mbanin lidhur me zinxhirë 13 fëmijët e tyre në shtëpinë e familjes në Kaliforni, u vetëdeklaruan të pafajshëm para gjykatës.

David Turpin (56 vjeç) dhe Louise Turpin (49 vjeç) përballen me akuza për torturë, abuzim dhe heqje lirie e jashtëligjshme.

Ata u arrestuan pasi një prej vajzave të tyre ia mbathi nga shtëpia e tyre dhe alarmoi policinë, e cila gjeti në banesë fëmijët e tjerë të prangosur dhe të kequshqyer.

-Advertisement-

Në gjyq, prindërit e akuzuar thjesht shprehën pafajësinë e tyre për procedurën dhe nuk folëm më, ndërsa prokuroi i çështjes përshkroi një panoramë të tmerrshme të jetës së fëmijëve në shtëpinë e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera