Prindërit me kujdesje të tepërt krijojnë dëme të përhershme psikologjike te fëmijët
Autori: Gazeta inFokus 17:51 | 22 February 2018
Nëse jeni tepër mbrojtës ndaj fëmijëve tuaj, atëherë duhet të tregoni kujdes për pasojat psikologjike që mund t’i shkaktoni përgjatë gjithë jetës. Pra, ju nuk duhet të tregoheni një kujdes të ekzagjeruar ndaj tyre.
Jeni prindër hipermbrojtës dhe besoni se u bëni mirë fëmijëve tuaj? Sipas një studimi të ri, të kryer nga studiuesit e Universitetit “College of London”, të rriturit më të palumtur janë pikërisht ata të cilët kanë pasur prindër shumë të pranishëm, që në këtë mënyrë nuk kanë ditur të respektojnë rritjen e tyre dhe arritjen e tyre të pavarësisë. Studimi është publikuar edhe në “Journal of Positive Psychology”, një nga mediumet më autoritare që i dedikohet kësaj teme.
Studiuesit kanë ndjekur më shumë se 5000 persona që nga lindja e tyre më 1946: nga analizat është nxjerrë në pah se pjesëmarrësit e rritur pa prindër shumë të përkushtuar kishin një gjendje mirëqenieje të përgjithshme më të mirë nga ata që kishin jetuar me prindër të gjykuar shpesh si “imponues”.
“Një kontroll konstant, psikologjik, mbi fëmijët mund të limitojë pavarësinë e tyre dhe mund t’i bëjë ata të ndihen më pak të aftë për të rregulluar sjelljen e tyre në varësi të situatës”, shpjegojnë studiuesit. Pra, në kundërshtim me atë që besohej në të kaluarën, pushtimi i privatësisë së fëmijëve ose marrja e vendimeve në vend të tyre mund t’i çojë në krijimin e një varësie të madhe ndaj të dy prindërve. Rezultati është se, fëmijët zhvillojnë më pak ndjenja për veten dhe një pavarësi të paktë ndaj vendimeve. Padyshim, prindërve nuk u kërkohet që të jenë totalisht jo të gjindshëm, por që të jenë prezentë me një lloj shkalle të caktuar ‘gjykimi’. Prindërit janë jetësorë për mirëqenien mendore të gjeneratave të ardhshme, nga kjo pikëpamje është e nevojshme të reduktohen presionet ekonomike dhe çdo lloj presioni tjetër mbi nënat dhe baballarët, në mënyrë që t’i dedikohen krijimit të një marrëdhënieje më të mirë me fëmijët e tyre, pa eksese”, shpjegon autori i studimit, profesori Mai Stafford. Pra me pak fjalë, edhe për edukimin e fëmijëve, fjala e drejtë është “moderimi”!
Si mund të jeni prindër të përkushtuar në masën e duhur?
Prindërit e përkushtuar janë ata prindër të cilët kanë një dialog të përhershëm dhe shpenzojnë kohë me fëmijët e tyre, hanë së bashku, e shfrytëzojnë kohën e lirë së bashku, si për shembull: lexojnë libra, luajnë, diskutojnë për gjëra të rëndësishme të cilat ndikojnë pozitivisht në botën e fëmijës dhe kur fëmijët kanë nevojë për ta, ju gjenden gjithmonë pranë tyre.
Prindërit e përkushtuar kanë një sjellje të ndjeshme ndaj fëmijëve, janë të kujdesshëm, tolerantë, mbrojtës, e mbështesin fëmijën e tyre, si dhe e qetësojnë atë në situata të caktuara. Ata formojnë një marrëdhënie të fortë dhe të besueshme me fëmijët e tyre. Rolin e prindërit e kryejnë më së miri dhe plotësisht të gjithë ata të cilët janë të përkushtuar.
Këta prindër me sjelljet e tyre demokratike, u krijojnë kushte të përshtatshme fëmijëve të tyre për të fituar aftësinë e të drejtuarit dhe kontrollit të vetes, i mësojnë ata dhe i bëjnë të aftë të marrin përgjegjësi, i mbështesin në shkollim dhe kujdesen për të gjitha nevojat e tyre gjatë shkollës. Duhet kuptuar se fëmija ka nevojë për mbështetje, përkrahje, për siguri, përkushtim, zhvillim të aftësive psiko-fizike.
Çdo fëmijë ka një “cisternë emocionale” dhe kjo cisternë është figurative natyrisht, por padyshim mund të themi se është shumë reale. Çdo fëmijë ka nevojë të caktuar emocionale, dhe nëse këto nevoja emocionale plotësohen (përmes dashurisë, kuptimit, disiplinës etj.), përcaktojnë shumë gjëra. Pikësëpari, kjo përcakton se si ndihet fëmija, nëse ai është i kënaqur, i zemëruar, i dëshpëruar ose i gëzuar. Së dyti, kjo ndikon në sjelljen e tij, faktin nëse ai është i bindur/i pabindur, aktiv ose i tërhequr. Natyrisht, sa më e plotë të jetë “cisterna emocionale”, aq me pozitive do jenë ndjenjat, dhe aq më e mirë sjellja e fëmijës.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...