Lajme

Prindërit krijojnë tollovi në oborret e shkollave në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 16:56 | 14 September 2020

Të gjitha shkollat në Komunën e Prishtinës, kanë hapur dyert këtë të hënë për nxënësit.

Këtë të paktën e ka bërë të ditur për Gazetën Infokus, Drejtoresha e Arsimit në këtë komunë, Shpresa Shala.

Shala ka thënë se nuk është raportuar ndonjë problemë, përveç tollovive të krijuar nga prindërit.

-Advertisement-

“Nuk kemi ndonjë problem të raportuar përveç tollovisë së prindërve  të cilët në disa raste nuk i kanë kuptuar rregullat, dhe kanë hyrë së bashku më nxënëse në oborre. Na jemi vetëdijshëm që me klasat të parë të hyjnë edhe prindërit për shkak të ambientimit por jo edhe prindërit e fëmijëve të tjerë. Mësimi ka filluar në të gjitha shkollat e Komunës së Prishtinës”, ka thënë Shala.

Gazeta Infokus gjatë ditës e ka raportuar edhe për tollovit e krijuar në oborrin e shkollës “Ahmet Gashi” në Prishtinë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera