Prindërit kërkojnë ndërprerjen e mësimit në shkollat ku mungon ngrohja
Autori: Samire Jaha 14:42 | 15 December 2021
Një numër i madh i familjeve në Prishtinë kanë mbetur pa ngrohje që nga mëngjesi i së mërkurës.
Me po të njëjtin problem po përballen edhe disa shkolla të kryeqytetit.
Këshilli i Prindërve në një prononcim për Gazetën Infokus kanë thënë se prindërit janë të shqetësuar për shëndetin e fëmijëve të tyre.
Sipas tyre ankesat e prindërve janë krejtësisht të arsyeshme.
“Ne kemi pranuar ankesa nga prindërit që janë krejt të arsyeshme, ku ata shprehin shqetësimin për efektin e mundshëm në shëndetin e fëmijëve gjatë qëndrimit në shkollë në mungesë të ngrohjes”, kanë thënë nga Këshilli i Prindërve në nivel lokal për Gazetën Infokus.
Gjithashtu Këshilli i Prindërve për Infokus-in kanë thënë se kjo situatë po e rëndon procesin mësimor duke pasur parasysh edhe përhapjen e gripit sezonal.
Sipas tyre, shkollat duhet të ndërprenë procesin mësimor deri në një zgjidhje, shkruan Gazeta Infokus.
“Normalisht në këto kushtet shkollat që furnizohen nga Termokosi duhet ta ndërpres mësimin dhe këto orë të humbura të tentoj t’i kompensoj ditëve në vijim. Kjo situatë është tejet shqetësuese dhe e pengon rëndë procesin mësimor, kur edhe jemi në valë të përhapjes së gripit sezonal”, kanë thënë nga Këshilli i Prindërve të komunës së Prishtinë për Gazetën Infokus.
Nga Këshilli gjithashtu thanë për Infokus-in që shpresojnë që kjo situatë të jetë e tejkalueshme shpejt siç edhe ishte njoftimi nga KEK-u.
Ndryshe Gazeta Infokus raportoi të martën se ka dalë nga prodhimi blloku B2 I Termocentralit “Kosova B” i cili ka kapacitete prodhuese prej 250 megavat orë energji elektrike dhe se probleme janë shfaqur edhe në Bllokun B1.
E pikërisht këto dy blloqe furnizojnë me avull ngrohtoren e Prishtinës.
Nga Termokosi ngrohen 15 mijë familje të Prishtinës./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Lansohet pilotimi i programit të kuponëve
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë lansu...
-
Espresso me Bedri Hamzën: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takime...
-
Aktakuzë ndaj një personi për krịme lụfte, kreu dy vrạsje dhe një plạgosje
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në P...
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me ạrmë zjạrri
Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë di...
-
Një person në Ferizaj fyen dhe sụlmon policët, përfundon në pranga
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar n...
-
Arrestohet një person në Banullë të Lipjanit, iu gjet mạrihụanë
Një person është arrestuar në fshatin Banullë të Lipjanit. Policia ka njof...
-
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkọolit sụlmoi policët
Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka...
-
Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet për dhụnim
Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar nj...
-
Vdẹs një burrë në QKUK, policia po e heton rastin
Një burrë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rast i cili p...
-
Shala me falënderim publik për bashkëshorten e tij: Me Salën kemi rrugëtuar bashkë që nga ilegalja
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka falen...