Lajme

Prindërit kërkojnë mësim shtesë për nxënësit e ciklit të ultë

Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 29 September 2021

Këshilli i Prindërve të Komunës së Prishtinës sugjeron të mbahen orë shtesë për klasat e nivelit të ulët.

Në një prononcim për Gazeten Infokus, kryesia e Këshillit të Prindërve të Komunës së Prishtinës vlerëson se për ciklin e ulët, klasa e parë deri klasat e pestë-ta, orari mësimor prej 30 minutave nuk është i mjaftueshëm.

“Për ciklin e lartë mund të jetë efikas për shkak se veç janë më të rritur ndërsa për ciklin e ulët sidomos puna e orarit dhe grupeve të cilat po ndahen është pak më problem. Fëmijët duhet të kenë përkushtim më shumë në minutat e orëve mësimore që për fat të keq për 30 minuta mendoj se nuk është e mjaftueshme sidomos për klasat e para”, thuhet në përgjigjen e Këshillit të Prindërve për Gazeten Infokus.

-Advertisement-

Lidhur me kohëzgjatjen e kësaj forme të mbajtjes së mësimit, Këshilli i Prindërve i Komunës së Prishtinës u shprehën se kishe me qenë mirë që të mbahen orë shtesë brenda javës për lëndët me prioritet sidomos kur kanë teste.

“Nëse zgjatë shumë unë personalisht mendoj që përveç këtyre orëve që i kanë, 3 orë gjatë ditës nga 30 minuta, kishte me qenë mirë të shtohet edhe të paktën brenda javës gjatë orarit të mësimit edhe një orë shtesë për të ushtruar në lëndët, matematike, gjuhe shqipe etj, që janë me delikate dhe që i duhen më shumë nxënësve sidomos në raste kur kanë teste të kenë një ore shtesë për të mbajtur ushtrime për shkak se 30 minuta mendoj që është pak”, u tha nga Këshilli i Prindërve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera