Lajme

Prindërit i japin lamtumirën e fundit Faton Hajrizit

Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 11 August 2024

Qytetarë të shumtë po marrin pjesë në varrimin e Faton Hajrizit në fshatin Klinë e Ulët të Skenderajt.

U raportua se kolona të mëdha janë krijuar në të gjitha anët që çojnë në vendlindjen e Hajrizit.

Në ceremoninë e varrimit po marrin pjesë edhe prindërit e Faton Hajrizit të cilët po e përcjellin të birin e tyre për në banesën e fundit.

-Advertisement-

Ai për disa javë radhazi ka qenë në qendër të vëmendjes pasi kishte arritur të largohet nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë.

Pasi qëndroi për disa ditë në arrati, Hajrizi u vra në kufirin mes Serbisë dhe Bosnjës nga forcat policore serbe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera