Lajme

Prindërit e nxënësit të vrarë në SHBA rrëfejnë momentet e fundit me të

Autori: Gazeta inFokus 21:51 | 27 January 2018

Brian dhe Teresa Cope kishin mbërritur në kohë në shkollë për t’i dhënë lamtumirën djalit të tyre 15 vjeçe, Preston. Adoleshenti u vra nga përleshjet me armë në liceun Marshall County në Benton, Kentucky.

Vrasësi edhe i tre adoleshentëve të tjerë nuk është identifikuar ndërkohë është i dyshuar edhe për dy vrasje të tjera të shkallës së parë.

Kur Brian, arriti në shkollë e kuptoi se i biri nuk ishte mirë kur pa çorapet e tij në ambulancë.

-Advertisement-

Ata e panë të birin derisa ende merrte frymë i shtrirë në një barelë.

Prindërit e kanë përshkruar 15 vjeçarin si djalë të qetë.

“Ai ishte djalë i mirë. E di që ai tani është në një vend shumë më të mirë se sa që jemi ne dhe shpresoj se ne të gjithë do ta shohim atë përsëri”, theksoi nëna e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera