Lajme

“Prindërit e Naimit dhe fëmijët janë kthyer mbrëmë në Suedi”

Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 11 December 2023

Elena Bogëjani, aktiviste shqiptare në Suedi, ka njoftuar se dy fëmijët e Liridona Ademajt dhe Naim Murselit, aktualisht gjenden në Suedi bashkë me gjyshërit.

Ajo ka treguar se thotë gjyshërit, e ka fjalën për prindërit e Naim Murselit.

“Prindërit e mi e kanë parë në avion, e kishin njohur atë (Shaban Murselin) nga intervistat. Ishin bashkë me të dy fëmijët dhe tani janë në Suedi. Pra prindërit e Naim Murselit, në këto momente janë bashkë me fëmijët në Suedi. Është enigmatike, është thënë se ata kanë thënë se duan të jetojnë në Kosovë, por janë disa persona që e kanë thënë këtë, por, janë ca rregulla që duhet ndërmarrë këtu në Suedi”, u shpreh ajo në një intervistë për Euronews.

-Advertisement-

Ajo ka treguar se fëmijët e Liridonës ishin të detyruar të ktheheshin në Suedi për shkak të gjendjes emocionale, pasi kanë nevojë që ta kuptojnë situatën.

“Gjyshi i tyre Shaban Murseli ka deklaruar menjëherë që sapo të kryhen procedurat do të vijnë në Suedi. Fëmijët nuk kanë humb vetëm nënën por dhe babin. Kanë nevojë ta kuptojnë situatën. Gjyshërit janë treguar shumë përgjegjës. Do të bëhet një vlerësim, ku do të ketë psikologë, pedagogë, si dhe një person ligjor”, u shpreh ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera