Prindërit e braktisën se ishte albine/ Kjo është modelja më e re, që po thyen rekorde në “Vogue” (Foto)
Autori: Gazeta inFokus 12:36 | 30 April 2021
Kur Xueli ishte foshnjë, prindërit e saj e lanë jashtë një jetimoreje. Në Kinë, albinizmi nga disa njerëz shihet si një mallkim.
Albinizmi është një çrregullim gjenetik, që karakterizohet nga mungesa e pigmentimit. Kështu, njerëzit albin kanë lëkurë dhe flokë më të zbehtë se të tjerët.
Por dukja ndryshe e çoi Xuelin në karrierën e saj të modelimit. Tani ajo është 16 vjeçe dhe po kryeson në revistën prestigjioze të modës “Vogue”.
Ajo tregon historinë e jetës së saj. “Stafi në jetimore më vuri emrin Xue Li. Xue do të thotë borë dhe Li do të thotë e bukur. Unë u birësova kur isha tre vjeç dhe shkova të jetoja me nënën dhe motrën time në Holandë.
Në kohën kur unë linda në Kinë, qeveria zbatoi një politikë me një fëmijë mbi familjet. Disa fëmijë, si unë, u braktisën, të tjerët rrini të mbyllur ose nëse shkonin në shkollë pasi lyenin flokët.
Por, në disa vende në Afrikë, atyre mund t’u priten gjymtyrët ose të vriten. Mjekët magjistarë përdorin kockat e tyre për të bërë ilaçe pasi njerëzit besojnë se këto mund të shërojnë sëmundje por sigurisht që kjo nuk është e vërtetë, këto besime janë mite. Jam me fat që vetëm u braktisa.
Prindërit biologjikë nuk kanë lanë asnjë informacion për mua, kështu që nuk e di kur është ditëlindja ime. Por, bëra një radiografi të dorës për të marrë një ide më të saktë të moshës dhe mjekët menduan se 15 është data më e saktë”.
Xueli tregon se u përfshi në botën e modelingut kur ishte 11 vjeçe. “Një nga fotot që një agjenci shkrepi për mua u shfaq në edicionin e Vogue Italia, në qershor 2019 me Lana del Rey në kopertinë. Në atë kohë, nuk e dija se sa revistë e rëndësishme ishte dhe më duhej pak kohë për të kuptuar pse njerëzit u entuziazmuan kaq shumë”.
“Në modelim, të dukesh ndryshe është një bekim jo një mallkim dhe më jep një hapësirë për të rritur ndërgjegjësimin për albinizmin.
Modelet me albinizëm shpesh stereotipizohen dhe përdoren për të simbolizuar engjëjt ose fantazmat dhe kjo më trishton. Sidomos nëse përjetëson ato besime që rrezikojnë jetën e fëmijëve me albinizëm në vende të tilla si Tanzania dhe Malavi”, shton modelja.
Të tjera
-
Hamza: Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është më e pakta
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka deklaruar se rritja e pen...
-
Radio Evropa e Lirë për Kurti 2: Qeverisje me duar jo edhe aq të pastra
Me premtimin se do ta luftojë korrupsionin dhe do të udhëheqë me duar të past...
-
Kurti ngushëllon për viktimat e sulmit në Gjermani: Populli i Kosovës solidarizohet me ju
Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat e sulmit të mbrëmshëm me...
-
Vajton Vuçiq: Nuk e kuptoj dhe askush s’ma ka shpjeguar pse trupat ruse u larguan nga Kosova?
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një intervistë në televizionin ser...
-
Hykmete Bajrami: Qeveria Kurti s’e la asnjë shenjë positive për katër vite, dobët, shumë dobët
Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Ku...
-
Reuters: Arabia Saudite kishte paralajmëruar autoritetet gjermane për sulmuesin që hyri me veturë në tregun e Krishtlindjeve
Një 50- vjeçar me origjine nga Arabia Saudite me profesion doktor I cili ndod...
-
Psikiatër, ateist, urrente islamin dhe mendonte ta shpëtonte Gjermaninë – Ky është profili i sulmuesit në Gjermani
Sipas informacioneve të para, Taleb A., i dyshuari i arrestuar për sulmin në ...
-
Policia e Kosovës parandalon kontrabandën, kap një kamion me mallra nga Serbia
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se më 20 dhj...
-
Hynë ilegalisht në Kosovë, pesë shtetasit e Serbisë shoqërohen në Polici
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Njësia policore kanë ndaluar një veturë...
-
Rritet numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani
Numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në një treg të Krishtlindjeve në qyte...
-
Partia gjermane që synon t’i fitoj zgjedhjet, AdD, dëshiron që Gjermania të dal nga BE
AfD, në pjesë të saj ekstremiste e djathtë ka deklaruar në manifestin e saj e...
-
Lehtësohet gjendja në pikëkalimet kufitare, pritja në kolonë deri në gjysmë ore
Kolonat e krijuara në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesin ...