Lajme

Prindërit e Astrit Deharit kërkojnë të ndërrohet prokurori që merret me rastin e djalit të tyre

Autori: Gazeta inFokus 12:30 | 12 September 2022

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media ka prezentuar një raport me gjetjet e inspektoratit të kësaj ministrie për rastin e vdekjes së ish-aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Dehari.

Sipas Haxhiut, ky raport lë dyshime të mëdha për manipulim të provave dhe deklaratave të akterëve të përfshirë në këtë rast, të cilin ka thënë se do ta dërgojë në prokurori.

Gjatë konferencës, ministrja Haxhiu tha se familja e Astrit Deharit ka kërkuar që ta ndërrojnë prokurorin e rastit për shkak të “neglizhencës e mosveprimit nga ana e prokurorit”.

-Advertisement-

“Ne e kemi parë edhe kërkesën e familjarëve të Astrit Deharit që kanë kërkuar që për shkak të neglizhencës, mosveprimit nga ana e prokurorit të bëhet ndryshimi i prokurorit. Tani kjo kërkesë është në zyrën e kryeprokurorit të shtetit z.Besim Kelmendi, dhe unë uroj që ai të vlerësojë rrethanat dhe të veprojë në përputhje me përgjegjësitë”, tha Haxhiu.

Ajo ka thënë se për këtë rast duhet të veprojë prokuroria.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera