Lajme

Prindërit braktisin foshnjën në spitalin e Pejës

Autori: Gazeta inFokus 09:32 | 03 April 2021

Të premten rreth orës 09:00, është raportuar në polici se para disa ditësh në Spitalin e Pejës është braktisur një foshnje.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se prindërit e kanë dërguar foshnjën në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruan Gazeta inFokus.

“Të dyshuarit më pas janë larguar nga spitali dhe kanë lënë viktimën”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Foshnja është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Ndërsa rasti është duke u hetuar. /Gazeta inFokus/

Të tjera