Lajme

Princi Harry dhe Meghan Markle nuk i shkojnë mbretëreshës në festën e madhe

Autori: Gazeta inFokus 23:53 | 13 November 2019

Pallati i Bakingamit, në Britani, ka konfirmuar se Duka dhe Dukesha e Saseksit nuk do t’i kalojnë Krishtlindjet me Mbretëreshën.

Çifti i ri dhe djali tyre, Archie, do t’i kalojnë pushimet në SHBA me mamanë e Meghanit, Doria Ragland, dhe jo në Sandringam me anëtarët e tjerë të familjes mbretërore.

Një zëdhënës i pallatit mbretëror shpjegoi se ata po largohen me mbështetjen e mbretëreshës, dhe se dukesha Kate dhe princi William gjithashtu i kanë kaluar Krishtlindjet jashtë pallatit edhe më parë.

-Advertisement-

Por thashethemet për një zënkë në familjen mbretërore ushqehen edhe më shumë me këtë vendim.

Pak kohë më parë, u vërtetua se mbretëresha e kishte hequr foton e Harryt dhe Meghanit nga salla e pritjes, ndërsa Harri tha se ai dhe i vëllai janë duke ndjekur rrugë të ndryshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera