Rajoni dhe Bota

Princi dhe princesha suedeze infektohen me koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 26 November 2020

Princi i Suedisë, Carl Philip, dhe bashkëshortja e tij, Princesha Sofia, kanë dalë pozitivë në testin për COVID-19, njoftoi Oborri Mbretëror Suedez të enjten.

Zyrtarët mbretërorë thanë se çifti është duke u ndier mirë dhe njoftuan se disa anëtarë tjerë të familjes mbretërore do të testohen gjatë ditës, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Në mesin e atyre që do të testohen janë Mbreti Karl Gustaf XIV, Mbretëresha Sivlia, motra e princit, Princesha Victoria, dhe bashkëshorti i saj, Princi Daniel.

Princi Carl Philip është i katërti në vijën e trashëgimisë në fronin suedez.

-Advertisement-

Pavarësisht titujve të lartë, familja mbretërore nuk ka rol të madh në qeverisjen e vendit, sepse shumë kompetenca bien te qeveria.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera