Lajme

Princi i Arabisë Saudite zotohet të “shfarojë” terroristët nga faqja e dheut

Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 27 November 2017

Princi i kurorave të Arabisë Saudite është zotuar se “do i heqë nga faqja e dheut gjithë terroristët”.

Këtë ai e tha gjatë takimit të parë të aleancës islamike kundër terrorizmit, ku morën pjesë zyrtarë nga 40 vende myslimane.

Princi Mohammed bin Salman i cili është gjithashtu ministër i mbrojtjes së Arabisë Saudite, u tha zyrtarëve në Rian se “në vitet e kaluara terrorizmi ka funksionuar në të gjitha vendet”..

-Advertisement-

“Por, kjo mbaron sot, me këtë aleancë”, ka shtuar ai.

Ky samit është takimi i parë i ministrave të mbrojtjes dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të koalicionit kundër terrorizmit islamik.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera