Rozë

Princ Leka po martohet sërish?

Autori: Gazeta inFokus 13:20 | 13 August 2024

Mesa duket do kemi një tjetër dasmë mbretërore.

Themi këtë pasi lidhja e Princ Lekës me fotografen e tij, Blerta Celibashin është tashmë e konsoliduar, pasi kanë nisur edhe bashkëjetesën.

Mirëpo, duket se dasma e tyre po vjen shumë shpejt.

-Advertisement-

Në një foto të Blerta Celibashit, miku i saj i komenton se i ka rënë nuri i dasmës dhe ka qenë fotografja që me një “like” këtij komenti duket sikur e ka konfirmuar.

Kujtojmë se nga 25 prilli, Princi dhe Elia janë zyrtarisht të divorcuar. Gjykata vendosi që vajza e tyre, Geraldina t’i lihet për rritje dhe edukim nënës së saj Elias.

Sipas marrëveshjes Leka Zogu do të paguajë 1 mijë euro vlerë monetare mujore si detyrim ushqimor kundrejt vajzës Geraldinës. Kjo shumë përfshin shpenzimet për nevojat e përditshme të fëmijës dhe do të paguhet në llogarinë bankare të Nënës.

Konfliktet e çiftit (Elia dhe Princ Leka) u bënë publike pas qarkullimit të një videoje, ku Leka, babai i Elias dhe vetë ajo, konfliktoheshin fizikisht mes tyre.

Ndërkohë pas këtyre pamjeve, ata përfunduan në Gjykatë, me urdhër mbrojtjeje ndaj njëri-tjetrit.
Ndërsa Elia i është rikthyer jetës së saj profesionale dhe ngjitjes në skenë me disa vepra, nga ana tjetër Leka po shijon lidhjen e tij të të dashurisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera