Princ Leka II me falënderim të veçantë për Haradinajn
Autori: Gazeta inFokus 18:44 | 10 April 2021
Princ Leka II shpreh mirënjohje ndaj Ramush Haradinajt i cili dje me rastin e 60 vjetorit të ndarjes nga jeta ka përkujtuar NMT Zogu I.
Princ Leka falënderoi kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinajn duke i thënë se ky mesazh për të ka vlerë të veçantë kur shkruhet nga një luftëtar i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës siç është Haradinaj.
Po ashtu Princi bëri të ditur se edhe i ati i tij vlerësonte dhe admironte si askush tjetër guximin, trimërinë e sakrificat që familja Haradinaj i bëri për Atdheun.
Princ Leka tha se është shumë mirënjohës për miqësinë mes tyre.
“I dashur Ramush, ju falenderoj perzemersisht per mesazhin tuaj me rastin e 60 vjetorit te ndarjes nga jeta te gjyshit tim, NMT Zog I, te publikuar ne rrjetet sociale. Ky mesazh merr nje vlere te veçante kur shkruhet nga nje luftetar i spikatur i lirise dhe pavaresise se Kosoves siç jeni Ju dhe gjithe Familja juaj e nderuar qe derdhi edhe gjak per popullin dhe Atdheun tone te shtrenjte.Prandaj dhe im atë,Mbreti Leka I ju vleresonte dhe admironte si askush tjeter per guximin,trimerine dhe sakrificat tuaja ne sherbim te Atdheut. Jam shume mirenjohjes per miqesine tone dhe ju uroj gjithe te mirat . Me respekt, Leka II”.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me rastin e 60-vjetorit të ndarjes nga jeta të Ahmet Zogut kishte kushtuar një shkrim në faqen e tij të Facebook-ut, duke kujtuar kështu kontributin e tij në shtetformim e shtetndërtim.
Postimi i plotë i Haradinajt për Ahmet Zogun:
Gjashtëdhjetë vite më parë, ndërroi jetë Naltmadhnia e Tij, Zogu i Parë, Mbret i Shqiptarëve.
Ahmet Zogu, udhëhoqi kryengritjen në Mat, me qëllim të pavarësimit të vendit si dhe mori pjesë në luftërat ballkanike, në tentim të ruajtjes së tërësisë së territoreve shqiptare.
Pjesëmarrës në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, ai vazhdoi aktivitetin politik e ushtarak në shërbim të Atdheut, të cilit i shërbeu si komandant operacionesh luftarake në mbrojtje të territorit, ministër i brendshëm, kryeministër, deputet, president e më pas Mbret.
Politikan i shkëlqyer, ushtarak e strateg, ai mbetet në histori si themelues i shtetit modern shqiptar.
Kam pasur rastin të njihem me Naltmadhninë e Tij Leka I Zogu, miqësi që e kam vazhduar edhe me Princin e Kurorës, LTM Leka II Zogu.
Në këtë ditë përkujtimi, motivohemi me atdhedashurinë e atyre që në momentet vendimtare, me shumë mund e sakrifica i dhanë rrugë konsolidimit të shtetit, institucioneve, Ushtrisë dhe bashkimit të shqiptarëve.
RH
Të tjera
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...
-
Mërgimtarët dërguan 112 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars
Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Re...
-
Shtatë raste të dhünës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...
-
Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET
Të premten e datës 26 prill nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kos...