Lajme

Prin Prishtina, nga këto komuna janë 225 rastet e reja me virusin COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 04 August 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar edhe 225 raste të reja me virusin Covid-19 në Kosovë ndërsa numri i të infektuarve ka arritur në 3 mijë e 815.

Rastet pozitive sipas IKSHPK-së janë nga këto komuna:

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 93 raste, komuna Mitrovicë 16 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Gjilan 14 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Drenas 9 raste, komuna Ferizaj 8 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Podujevë 7, komuna Shtime 6 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Kaçanik, Klinë dhe Novobërdë.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera