Lajme

Prilli do të na befasojë, priten erëra të forta dhe rënie temperaturash deri në 11 gradë, të enjten mund të bie borë

Autori: Gazeta inFokus 15:15 | 15 April 2024

Mendim Rugova, paralajmëroi sot në Gjesi në T7 se këtë javë do të ketë “një rënie drastike e temperaturave na pret deri kah mesi i javës” dhe reshie.

Ai tha se do të ketë “masa të ftohta ajrore gjatë kësaj jave”.

“Kështu që, pritet një depërtim i masave të frohta. Dhe natyrisht, me këto fusha të ulëta, të presionit të ulët, patjetër që moti do të jetë më i paqëndrueshëm, kështu që pritet të ketë edhe të reshura gjatë kësaj jave”, tha Mendimi.

-Advertisement-

Mendim Rugova tha se nesër mund të ketë erëra të forta që në disa pjesë të vendit mund të shkaktojnë dëme.

“Nesër mund të ketë më shumë erë. Vende-vende, sidomos në pjesë të Dukagjinit ose të Drenicës mund të jenë pak më të theksuara, deri në 70 km/h dhe ndoshta mund të ketë edhe dëme, nëse ka konstruksione të dobëta”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera