Prigozhin ‘bëhet i gjallë’ pas disa javësh dhe konfirmon largimin e Wagnerit nga Ukraina
Autori: Gazeta inFokus 08:13 | 20 July 2023
Udhëheqësi i grupit mercenar rus, Yevgeny Prigozhin – i cili e ka udhëhequr rebelimin e ndërprerë në Rusi javë më parë – është parë përmes një videoje në Bjellorusi, duke i mirëpritur luftëtarët e tij, dhe duke thënë se ata do të nisen drejt Afrikës.
Sipas Prigozhinit, grupi mercenar rus do ta ndalë angazhimin në luftën e Rusisë në Ukrainë.
Në një video të publikuar nga ekipi i tij në Telegram, Prigozhin është parë përpara një numri të madh të njerëzve të armatosur duke i përshëndetur “në tokën e Bjellorusisë”.
Prej kur lideri i Wagnerit është parë duke u larguar me makinë nga qyteti rus Rostov-on-Don, më 24 qershor, nuk është ditur më asgjë për vendndodhjen e tij.Dikur Prigozhini ka qenë aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin.
“Ju keni bërë shumë për Rusinë. Çfarë po ndodh tani në front të luftës është trup në të cilin nuk kemi nevojë të marrim pjesë. Ne duhet ta presim momentin kur do të mund ta shprehim veten plotësisht”, ka thënë Prigozhin në video, data e incizimit të së cilës nuk dihet.
Mes tjerash, Prigozhin ka thënë se “kemi marrë vendim që do të qëndrojmë këtu në Bjellorusi për një kohë”.Përgjatë asaj kohe, unë besoj shumë që do ta shndërrojnë ushtrinë bjelloruse në ushtrinë e dytë më të mirë në botë. Ne duhet të trajnohemi më shumë, më pas të nisemi për në destinacionin e ri, në Afrikë, dhe më vonë, me siguri, do të kthehemi sërish te operacioni special ushtarak [në Ukrainë], kur të jemi të sigurt që nuk do të detyrohemi ta turpërojmë veten”, ka shtuar Prigozhin.
Fati i trupave të Wagnerit ka qenë i paqartë prej kur Prigozhini e ka nisur rebelimin më 23 dhe 24 qershor në Rusi, njëherësh kërcënimin më të madh për presidentin rus, Vladimir Putin, në 23 vjetët e tij sa është në pushtet.Lideri autoritar i Bjellorusisë dhe aleati i ngushtë i Putinit, Alyaksandr Lukashenka, është përfshirë në bisedime për dhënie fund të rebelimit.
Në marrëveshjen e ndërmjetësuar mes Prigozhinit dhe Putinit, Lukashenka është pajtuar që ta pranojë Wagnerin dhe liderin e tij në Bjellorusi.
Para se të niste rebelimi, forcat e Wagnerit u kanë ndihmuar forcave ushtarake ruse në luftën kundër Ukrainës.Megjithatë, në periudhën e fundit Prigozhin është ankuar se Kremlini nuk po i furnizon si duhet pjesëtarët e grupit të tij./REL
Të tjera
-
SHKSHMK-ja apelon për kujdes në aktivitetet malore
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka apeluar qytetarët të kenë kuj...
-
Bill Clinton del nga spitali
Ish-presidenti Bill Clinton, doli nga një spital në Washington të martën ...
-
Kurti ua cakton prokurorëve oraret kur mund ta intervistojnë – Lokacioni: Kryeministria
Kryeministri Albin Kurti edhe njëherë ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që t...
-
Krishtlindjet katolike, uron Haradinaj: Neve vërtetë na bashkon shqiptaria
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Moscertifikimi i Listës Serbe, Kurti: Është diktat i Beogradit mbi serbët e Kosovës
Kryeministri Albin Kurti, gjatë një konferencë për media ka folur për mosceer...
-
Bedri Hamza: 25 milionë euro në vit për bursa janë më shumë se financim, janë shpresë e mundësi për të rinjtë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se 25 milionë euro...
-
Kurti paralajmëron: Priten sụlme nga Serbia para dhe pas Vitit të Ri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se mund të ketë sulme të...
-
Kurti: Sụlmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiqi, Serbia ka përgjegjësi financimin dhe planifikimin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Milan Radoiçiq është ai që e ...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës jep detaje për gjendjen e rrugëve
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës – Departamen...
-
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sụlme në veri, Nemanja dhe Vlladimir Radivojeviq
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia është duke vazhduar të bëjë luftë...
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste, akte agresioni dhe cenimin e rendit kushtetues të Kosovës
Për moscertifikimin e Listës Serbe, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjos...
-
Refugjatët sirianë në Europë dhe kthimi i tyre në Siri
Gjatë dekadës së fundit, vendet evropiane kanë hapur dyert për më shumë se nj...