Lajme

Prifti serb: Ka skenar për ndarjen e Kosovës, të reagojë Amerika

Autori: Gazeta inFokus 22:45 | 31 July 2018

Prifti serb Sava Janjiq ka dhënë alarmin se po ka informata për një skenar të koordinuar, sipas të cilit do të provokohej situata, edhe ashtu e brishtë, në mënyrë që përshkallëzimi i saj të çonte ndarjen e Kosovës.

Ai ka kërkuar nga të gjitha palët, përfshirë edhe faktorin ndërkombëtar dhe KFOR-in, që ta eliminojnë një përfundim të këtillë, që do të ishte hap i madh prapa për Kosovën dhe rajonin.

Janjiq, duke shkruar në llogarinë e tij në Facebook, ka nënvizuar se pret që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian të mos i tolerojnë këta individë apo këto grupe, që duan të nxisin dhunë.

-Advertisement-

“Po qarkullojnë shumë informata shqetësuese, mes të cilave ai për një skenar të koordinuar në veri të Kosovës, që do të provokonte reagime tek të dy palët, për ta çuar Kosovën drejt ndarjes. KFOR-i mbetet i përkushtuar për paqen, por njerëzit janë të shqetësuar për të ardhmen e tyre. Është e rëndësishme që këta skenarë të nxirren si të pavërtetë nga të gjitha palët”.

“Shpresoj fort që komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht SHBA-ja dhe BE-ja nuk do të tolerojnë individë të papërgjegjshëm, apo grupe, në të dy krahët, të provokojnë dhunë, nga e cila njerëz të pafajshëm mund të lëndohen dhe monumente të çmuara të dëmtohen, si më 2004. Ky do të ishte hap shumë i madh prapa për Kosovën dhe rajonin. Dialogu duhet të kthehet në korniza të cilat të gjithë qytetarëve u garantojnë siguri dhe respektim të të drejtave”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera