Fun & Video

Prifti rus godet me kryq klerikun ukrainas pasi ofendoi Putinin në varrimin e ushtarit (Video)

Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 29 July 2022

Ngjarje e pazakontë në Rusi. Protagonistë janë bërë një prift rus dhe një klerik ukrainas.

Gjithçka ka ndodhur gjatë ceremonisë së varrimit të një ushtari rus, ku prifti ukrainas ka sulmuar presidentin rus Vladimir Putin. Në këtë moment kolegu i tij rus ka reaguar, duke e goditur me kryqin e shenjtë.

Mykhailo Vasiliuk i Patriarkanës së Moskës u filmua duke ndërprerë funeralin e ushtarit të rënë Oleksandr Zenivy.

-Advertisement-

Në video shihet prifti që përpiqet t’i shkëpusë kryqin priftit, Anatoly Dudko, përpara se ta sulmojë. Pasi Vasiliuk u tërhoq zvarrë, personeli ushtarak u detyrua të ndërhynte në sherr.

Incidenti vjen pasi u zbulua se të paktën 75,000 trupa ruse janë vrarë ose plagosur në Ukrainë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera