Lajme

Prifti malazez provokon hapur: Kosova, tokë e shenjtë e Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 20:50 | 07 January 2018

Konflikti mes Serbisë dhe Kosovës tashmë është bërë një cështje ku ka ndërhyrë edhe Kisha Ortodokse e Malit të Zi.

Ka qenë pikërisht Radomor Nikçeviq, prifti i kësaj kishe, i cili pasi kremtoi meshën e Krishtlindjes me komunitetin malazez në kishën e Vrakës në Shkodër, provokoi me qëndrimin e tij ndaj Kosovës.

Ai deklaroi para gazetarëve se Kosova është vend i shenjtë i Serbisë, ndonëse tha se kërkon që serbët dhe kosovarët të jetojnë në harmoni.

-Advertisement-

Duhet thënë se këto qëndrime nuk janë të reja pasi edhe më parë provokime të ngjashme kanë ardhur Kisha Ortodokse, saktësisht Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, i cili është shprehur se Kosova është djep shpirtëror dhe kombëtar i Serbisë. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera